Sportiv po ashtu edhe në brendësi
Pjesa e brendshme ka të njëjtën ndjesi sportive: harmoni në stilin e fijeve të karbonit me qepje të kuqë në majë, timoni sportiv me lëkure të biruar i veçuar me diamant të dyfishtë, pedalet nga alumini, ulëset sportive me mbështetje anësore të përforcuara, një vije e kuqe e shtrirë përgjatë pultit dhe një kroskan i mençur i kthyer nga shoferi. Cilësi, dizajn ergonomik, teknologji dhe logoja R.S. të gjitha këto kombinohen për ti dhënë CLIO-s së Ri një brendësi ekskluzive të stilit Renault Sport.