te reja

Dizajni i ri i modelit Megane

PrintSend to a friend

Modelet Megane marrin elemente te familjes se makinave Renault me dizajnit te ri



16.09.2013

Familja e modelit Megane e zbulon pamjen e saj të re vetëm disa ditë para prezantimit në sallonin ndërkombëtar të makinave në Frankfurt.
Renault vazhdon me prezantimin e një dizajni të ri të markës në të gjithë gamën e modelit, dhe këtë herë u bënë ndryshime të rëndësishme të projektimit në pjesën e përparme të modelit të familjes Megane.

Modele Mégane Berline, Grandtour dhe Coupe janë të unifikuar me të njëjtat parakolpe dhe kofano, por secili prej tyre mban karakteristikat dhe identitetin e tij. Përveç kësaj, të gjithë kanë marrë drita kryesore të elipsuara.

Identiteti i ri i markës së projektimit është importuar gjithashtu edhe në versionet sportive. Megane R. S. dhe GT Megane me pamjen e re familjare dhe dritat e reja me një vijë të brendshme të zezë, kanë një linjë edhe më dinamike.

Modelet e përtërira do të dalin në shitje në Evropë gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm, dhe në vende të tjera më vonë në vitin 2014.

Detaje rreth modelit Renault Megane u zbuluan më 10 shtator 2013 në stendat e Renault në IAA në 2013 në Frankfurt.