Tablette intuitive et connectée R-LINK 2

Renault TALISMAN
Momente të veçanta janë në dispozicionin tuaj
Kthehu
THJESHTËSONI RRUGËN TUAJ
 
 
 

Shijoni shumë karakteristika të renditura në formëuniversesh. Thjesht klikoni në ikonën “Navigation” për të gjetur hartën TomTom. Në ikonën “Multimedia” ju mund të qaseni në muzikën tuaj mobile,fotografitë dhe videot*. Në rubrikën“Telephony” ju mund të përfitoni nga funksioni “pa duar” përmes Bluetooth, sidhe leximin e mesazheve nga sistemi. Në ikonën “Vehicle” ju qaseni nëkonfiguracionet e veturës dhe rregulloni parametrat e vozitjes sipas dëshirës.

Në fund, ikona “Applications” ju jep qasje në aplikacionet ededikuara për Renault, si dhe shërbimet e lidhura me R-Link Store.*i ndalur
R-LINK 2, I PËRSHTATSHË DERI NË DETAJE
 
 
 

Përjetoni rrugën ndryshe me R-LINK 2. Ndërfaqja e tij e thjeshtë dhe fluide ju mundëson që të kontrolloni dhe personalizoni çdo aspekt të Renault TALISMAN-it tuaj. Zgjedhni ngjyrën e ekraneve të kontrollit, informacionet e shfaqura dhe stilin e ekranit në mënyrë që t’i harmonizoni me disponimin e stilit tuaj të vozitjes.

Nga radio deri te rregullimi i ulëseve, kondicioneri,MULTI-SENSE, navigacioni, ju mund t’i konfiguroni të gjitha për të krijuar një ambient të personalizuar. Me një klikim ju t’i ruani 6 profile të tilla. Përmes ekranit me prekje, apo butonittë kontrollit, secili mund të gjej profiling e tij të ruajtur.
SHIJONI UNIVERSIN TUAJ MULTIMEDIAL
 
 
 

I pajisur me Bluetooth, sistemi multimedial R-LINK 2 lidhet me telefonin tuaj të mençur sapo të hyni në Renault TALISMAN. Nuk keni nevojët’i shkruani emrat e kontakteve tuaj, liri telefonik sinkronizohet automatikisht. Sa i përket lidhjeve, Renault TALISMAN ka shumë të tilla. Ju mund t’i karikoni pajisjet tuaja mobile përmes porteve USB para dhe pas. Poashtu, mund të lëshoni muzikën tuaj përmes hyrjeve USB, portit të karteles SD dhe portit AUX.

Për siguri të plotë, ju mund të kontrolloni sistemin multimedial përmes zërit. Me leximin e SMS dhe teksteve ju do të jeni më i sigurtë se kurrë duke i dëgjuar mesazhet.
R-LINK STORE
 
 
 

Falë aplikacioneve që janë në dispozicion në R-LINK Store, Renault TALISMAN ua thjeshton dhe pasuron jetën e përditshme. Këtu mund t’i gjeni aplikacionet të krijuara posaçërisht për përdorim në bordin e veturës suaj. Ju mund të qaseni përmes tabletit R-LINK 2 në veturën tuaj, apo nga shtëpia përmes hapësirës My Renault.
Shijoni nga qasjen gratis për një vit: për Tom Tom Traffic, përditësimet e hartës së Evropës…poashtu tre muaj qasje gratis në Coyote Series (varësisht prej shetit) për të qenë i informuar në kohë reale për incidentet përgjatë rrugës.