Nouvelle Renault MEGANE Bose Edition

Elektrizohuni me Renault MEGANE Bose Edition
Kthehu
Renault MEGANE i ri Bose Edition
 
 
 

Renault MEGANE i ri Bose Edition

Dizajni joshës specifik, rehati e veçantë, pajisje të klasit të lartë, inovacione të avancuara dhe sistem ultra i sofistikuar zërimi... Në Renault Megane Bose Edition është shkrirë e gjithë dituria e Renault, veç kësaj edhe sistemi i zërimit BOSE®.
Shijoni dizajnin joshës
 
 
 

Shijoni dizajnin joshës

I pajisur me bandazhe opsionale 17” diamant ose 18” aliazh, dorëza të dyerve prej kromi, dalje të tubave të shkarkimit prej kromi dhe teknologjinë e fundit të ndriçimit Full-LED Pure Vision, Renault MEGANE Bose Edition i ri ju bën për vete në shikim të parë. Sistemi i zërimit BOSE i konfiguruar në mënyrë specifike për t’ju dhënë zë të veçantë, ju çon në një univers të ri akustik.
Audio-sistemi BOSE®
 
 
 

Audio-sistemi BOSE®

Bose dhe Renault, më së afërmi zërit originalRenault MEGANE Bose Edition ju sjell emocione unike. Me audio-sistemin BOSE® ju do të zbuloni secilin detaj tënotave, secilen nuance që artisti e ka derdhur në muzikë...Thellësia e basit dhe finesa e altos shpalosen në veshin tuaj. Suksesi i BOSE dhe Renault në bashkëpunimin e ngushtë ka rezultuar në një rinlindje të pastërtisë së zërit.
Zë i akorduar – ne kemi analizuar e studiuar gjithë parametrat akustikë të të gjithë shpërndarjes së zërit në Renault Megane, për t’ju ofruar zë preciz, të akorduar, të balancuar dhe të pastërt. Altoparlanti qendror nxjerr zë të kualitetit të lartë, i shoqëruar nga 8 altoparlantë ndihmës me performancë të lartë të shpërndarë në gjithë kabinën për t’i dhënë zë secilës pjesë të kabinës. Ndërsa, në bagazh është i integruar edhe një “subwoofer” për ta kurorzuar perfeksionin.
Shijoni perfeksionin
 
 
 

Shijoni perfeksionin

Për rehatinë tuaj ne kemi dizajnuar secilin detaj të Renault MEGANE Bose Edition me materiale të veçanta. Timoni i mbështjellur me lëkurë Nappa, dorëza e ndërruesit e mbështjellur me lëkurë dhe me rreth të kromuar, panelet e dyerve me inserte alumini, mbështetëse të dorës mbrapa, mbulesa të ulëseve me tekstil teknologjik, ulësja e shoferit me funksione masazhi në pjesën e lumbarit, xhepa në shpindën e ulëseve të para...Shijoni mjeshtërinë dhe rafinitetin e enterierit të tij!