Fugoni Master

Master Fugoni Master
Back
Rehati optimale
 
 
 

Kënaqësia është e garantuar

Fugoni Master i ri kombinon funksionalitetin dhe rehatinë me një komoditet më të mirë në brendësi. Për pasagjerët janë në dispozicion sedilje me vend për të mbështetur kokën, me hapësirë ​​për gjunjët më të gjata se 65 cm, me mundësinë për përkulje deri në 20 ° dhe ndriçim dhe ventilim individual.
Përveç kësaj i disponueshëm është edhe ajri i kondicionuar dhe ngrohje shtesë (H2 me shpërndarës ajri me 3 rreshta)
Vendi I shoferit
 
 
 

Vendi I shoferit është I bollshëm dhe funksional

Hapësira ​​e kabinës së Master-it të ri, është e bollshme, e bukur dhe e rehatshme dhe shpreh angazhimin ndaj profesionit. Ajo karakterizohet nga shikimi optimal, kontrollet ergonomike, vendi i shoferit dhe timoni që mund t’i përshtaten të gjitha kushteve, ajër të kondicionuar, izolim të mirë të zërit...
Sistemi navigacionit TomTom Carminat ® ju udhëheq me lehtësi. Nëse ju regjistroheni për shërbimin live* do të merrni informacion në lidhje me qarkullimin rrugor dhe radarët në kohë reale. Master-i i ri Renault është pajisur me pajisje inovative lidhur me kroskotin dhe sediljet e palosshme ku mund të vendosni dokumente dhe kompjuterë
Siguria
 
 
 

Siguria është në vend të parë !

Fugoni i ri Master ka ndërtuar pajisjet më moderne për sigurinë aktive dhe pasive, e cila ndër të tjera përfshin:
- ABS me forcë elektronike shpërndarëse të frenave EBV dhe sistem të ngritur për ndihmë para frenimit;
- Sistemin e kontrollit të stabilitetit të automjetit ESP dhe sistemin e kontrollit të tërheqjes (ASR) (versioni standard me Propulsion dhe versionet ekstra me kodin Traction);
- Airbag serial të inkorporuar për shoferin,
- Airbags lateral dhe airbag për pasagjerin *.
-Dritën fikse për kthesat (rrisin fushëpamjen në kthesë)
- Mundësinë për të vendosur 2 ulëse fëmijësh me ndihmën e sistemit Isofix në radhën e parë të sediljeve
Me Master-in e ri do të jeni të sigurt gjatë punës dhe gjatë udhëtimit!

(*) Extra, në varësi të versionit.
Fleksibiliteti i hapësirës
 
 
 

I përshtatet nevojave tuaja

I gjithanshëm, i thjeshtë dhe praktik, fugoni i ri Master është një makinë ideale që lidh njerëzit dhe mallrat. Ajo është e disponueshme 9/8 ose 6/5 vende, dhe falë përshtatshmërisë së saj dy radhët e fundit mund të hiqen fare.
Për shkak të hapësirës së madhe të karrocerisë (2.8 m3 në L1H1 dhe L2H2 4.7 m3 në L2H2) është shumë i vlerësuar në mesin e përdoruesve.