Teknologji profesioniste

Teknologji profesioniste
Back
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Teknologji profesioniste

Kangoo Express-i i ri ofron mundësi të reja teknologjike të cilat do t’ju shoqërojnë në udhëtime dhe do t’ju relaksojnë gjatë ngarjes së makinës.
Lehtësimi i parkimit paralel me anë të kamerës së vendosur në pjesën e prapme të makinës, figura e të cilës jepet në ekranin e vendosur në strehën kundër diellit (me mundësi në të tri madhësitë, përveç Z.E.)
Kangoo Express-i i ri me motorët e gjeneratës së re (përveç Z.E.) me mundësi ofron dy funksione të reja sa i përket sistemit të kontrollit të qëndrueshmërisë së makinës (ESC): Extended Grip dhe ndihmë për ngarje në të përpjetë. Extended Grip përmirëson kontrollin dhe lehtëson ngarjen në situata të vështira (në sipërfaqe të rrëshqitshme: baltë, borë ose rërë...). Aktivizohet duke shtypur butonin i cili vendos sistemin ESC. Pas aktivizimit, në kroskot pas 15 sekondash shfaqet shkrimi “sipërfaqe e butë”, ose “koha operacionale”.
Ndihma lidhur me startimin e makinës në të përpjetë, vlerësohet edhe më shumë në të përpjetat dhe të tatëpjetat e thepisura. Të gjitha radiot e disponueshme në të gjitha llojet e Kangoo Express, janë të pajisura me USB dhe Bluetooth, gjë që bën të mundur bërjen dhe marrjen e telefonatave duke pasur duart e lira, si edhe dëgjimin e radios nga pajisja përkatëse. Pozicioni i ri i mikrofonit, si edhe procesimi më i avancuar i zërit, përmirëson dukshëm cilësinë e bisedës.

Sistemi i ri multimedial R-Link ofron një ekran të madh diagonal prej 18 cm. Sistemi i navigimit TomTom® Live dhe kontrolli inovativ i zërit, bëjnë të mundur që t’i telefononi dikujt apo të diktoni adresën e drejtimit tuaj. Reanault R-Link mund të lidhet me internet dhe rrjedhimisht që prej makinës suaj mund të merrni postën tuaj elektronike, informacion mbi situatën e trafikut rrugor, të gjeni pikë karburanti (Z.E.) ... Disa prej aplikacioneve janë të instaluara paraprakisht (e-mail, Renault R-Link Tweet, parashikimi i motit, Renault Assistance) ndërkohë që katalogun e të tjerave mund ta shikoni në R-Link Store.