Renault R-Link

Kangoo Express i ri Renault R-Link
Back
Telefonia
 
 
 

Kur hyni në makinë, Renault R-Link sinkronizon kontaktet tuaja duke i treguar bashkë me fotografitë (* në varësi të llojit të telefonit).
Telefonatat bëhen shumë të lehta: kur makina është e ndaluar, mund të zgjidhni numrin ose ta kërkoni në kontaktet që shfaqen në ekranin e Reanult R-Link të ndjeshëm ndaj prekjes ... Kontrolli zanor mundëson që të telefononi kë të dëshironi, madje edhe kur jeni duke ngarë makinën.
Sistemi multimedial
 
 
 

I vendosur në mes të kroskotit, Renault R-Link është menduar për një përdorim tërësisht të sigurt (menaxhohen përmes ekranit kur mjeti është i ndalur ose butonit rrethor në panelin e parë të radios). Menaxhimi ergonomik dhe vizibiliteti i ikonave e bën Renault R-Link të thjeshtë dhe të përballueshëm financiarisht. Falë komandave në timon, ju mund të telefononi në mënyrë shumë të sigurt ndërkohë që edhe ngisni makinën.
R-Link sjell botën e telefonisë së zgjuar në makinë nëpërmjet ekraneve të mëdhenj (të ndjeshëm ndaj prekjes vetëm kur makina është e ndaluar), ndërfaqes në kohë reale dhe veçanërisht shfaqja e grafikës së zgjeruar të të gjithë përmbajtjes...
Sistemi multimedial I Renault R-Link ka funksione të thjeshta të bëra enkas për makinën: falë Bluetooth-it, USB-së dhe vendeve 3.5 mm dhe një kartë SD, dëgjimi i audiove me aparatin përkatës, si edhe parja e fotografive bëhet një lojë fëmijësh.
Reduktoni konsumimin e karburantit me ndihmën e konsulentëve të sistemit Driving Eco 2. Mbani të dhëna të ngarjes së makinës dhe merrni këshilla të bëra enkas për ju. Në fund, i pari dyqan elektroni i aplikacioneve, Renault R-Link Store, nëpërmjet faqes Renault-i im, apo nëpërmjet kompjuterëve, shumë lehtësisht, ju mund të shfletoni një gamë të gjerë dhe të shumëllojshme të aplikacioneve dhe të shkarkoni ato që ju interesojnë.
Sistemi I navigimit
 
 
 

Shërbimi Live i internetit në kuadër të navigimit TomTom®, ju mundëson aksesin në informacionet më të mira lidhur me trafikun rrugor në kohë reale, gjë që ju shkurton kohën e udhëtimit dhe kursen karburantin.

Makina dhe shërbimet
 
 
 

Përdorni aplikacionet e para-instaluara të R-link (e-mail, Reanult R-Link Tweet, parashikimi i motit, Renault Assistance), përzgjidhni aplikacionet në katalogun E-Link në Kangoo-n tuaj të ri. Zbuloni dhe shkarkoni nga R-link store një sërë aplikacionesh të tjera për makinën, argëtim, kulturë apo ngjarjet turistike.